Zyrtare: Barcelona-Liverpool, vjen konfirmimi

Është zyrtarizuar ndeshja që do të zhvillohet më 6 gusht mes Liverpoolit dhe Barcelonës.

Sport

24/05/2016 14:45

“The Reds” e kanë konfirmuar një gjë të tillë përmes një komunikate për shtyp.

Takimi që do të luhet në kuadër të “International Champions Cup”, do të zhvillohet më 6 gusht në “Wembley”, përcjellë “Lajmi.net”.

Biletat do të dalin në shitje nga 10 qershori dhe çmimet nuk do të jenë të larta.

Për të rriturit, çmimi fillestar do të jetë 26 funte ndërsa për të rinjtë 15 funte.