ZYRTARE: Atletico Madrid prezanton transferimin

Atletico Madrid ka kompletuar transferimin e mesfushorit Rodri nga Villarreal.

Sport

24/05/2018 15:38

21 vjeçari ka lënë Villarrealin për t’iu bashkuar kampionëve të Ligës së Evropës, me të cilët ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare.

Rodri do t’i bashkohet zyrtarisht skuadrës së Diego Simeones më 1 korrik.

Reprezentuesi spanjoll ka regjistruar 47 paraqitje për Villarrealin në sezonin e kaluar në të gjitha garat.

Rodri po ashtu ka regjistruar edhe debutimin te Kombëtarja e Spanjës, në barazimin 1:1 me Gjermaninë në Mynih./Lajmi.net/