Zyrtare: Apple prezanton produktet në 21 Mars

Më 21 mars, Apple do të mbajë një event të veçantë në kampusin e saj në Cupertino, Kaliforni.

Auto & Tek

11/03/2016 00:41

Nuk ka detaje të mëtejshme lidhur me çfarë do të publikohet, pasi nuk mund të mësohet më shumë nga ftesa dërguar mediave.

Por çfarë thuhet nga thashethemet nga burime të ndryshme? Ekziston mundësia që të publikohet një iPhone me ekran 4-inç, si dhe një iPad Pro me madhësinë e një iPad Air.

Kjo ngjarje do të shënojë përvjetorin e vitit (plus disa ditë) të futjes zyrtarisht të orës Apple Watch. Askush nuk ka parashikuar hardware të ri; dizajni  i Apple Watch ndoshta do të ketë përmirësime për të paktën edhe gjashtë muaj./lajmi.net