ZYRTARE: Anulohet ndeshja Man City – Man Utd

Është anuluar ndeshja mes Manchester Cityt dhe Manchester United, e paraparë të zhvillohet sot.

Sport

25/07/2016 09:00

Kushtet atmosferike kanë ndikuar që të anulohet ndeshja Manchester City – Manchester United.

Skuadrat është dashur të takohen sot nga ora 13:30 me kohën tonë lokale në kuadër të “International Champions Cup”, por për shkak të motit të keq kjo ndeshje nuk do të zhvillohet.

Lajmin e kanë bërë të ditur të dy klubet në faqet e tyre zyrtare, përcjell Lajmi.net.