ZYRTARE: Anulohet greva e mësimdhënësve

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari ka bërë të ditur se greva e 13 prillit është anuluar.

Lajme

11/04/2018 17:14

“Lajmin për vendimin e Qeverisë e kemi marrë nga mediat dhe e dimë se mediat janë korrekte dhe të sakta, kjo  do të thotë se qeveria po e bënë detyrën dhe më në fund e votuan ligjin për statutin e punëtorëve të arsimit. Pasi kjo ishte kërkesa më sublime e anëtarësisë së SBASHK-ut kjo bëri që në konsultim me kryetarët e tjerë të konsiderojmë se kjo ngjarje e cila është e gëzueshme për të gjithë dhe për të cilën është duke u punuar gradualisht ne ta anulojmë grevën e 13 prillit”, ka thënë Jashari për lajmi.net.

Qeveria e Kosovës sot ka shqyrtuar projektligjin për punëtorët e arsimit nga viti shkollor 1990/91 deri më 1998/99.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka thënë se ky projektligj parasheh njohjen e kontributit për të gjithë punonjësit e arsimit për këtë periudhë./Lajmi.net/