ZYRTARE: Ankesa nga Levante, vjen vendimi për Barcelonën

Barcelona do të jetë pjesë e skuadrave që do të luajnë në çerekfinalen e Copa del Rey.

Sport

18/01/2019 16:59

Pas një dueli mjaftë të vështirë me Levanten, ku vetëm falë paraqitjes spektakolare në “Camp Nou” siguruan fitoren, katalanët ishin afër diskualifikimit në tavolinë.

Kjo pasi që në ndeshjen e parë si mysafirë, të cilën e kishin humbur me rezultatin 1:2, Ernesto Valverde kishte inkuadruar në lojë të riun Chumi, i cili në paraqitjet në Segunda B ishte ndëshkuar me pesë kartona të verdhë, gjë që e suspendon për një ndeshje.

Megjithatë, “Marca” shkruan se kërkesa e Levantes është hedhur poshtë, dhe Barcelona do të luaj në fazën tjetër të garave, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë se Barca është kampione në fuqi e këtij kompeticioni, dhe është në rrugë të mirë që ta fitojë përsëri këtë trofe. /Lajmi.net/