ZYRTARE: ’49 milionëshi’ i Kosovës bëhet me skuadër të re

Donis Avdijaj pjesën e mbetur të sezonit do ta kalojë si i huazuar në elitën e futbollit holandez, te skuadra e Rodas.

Sport

13/01/2018 16:17

Ashtu siç është pritur, sulmuesi i Kosovës është larguar nga skuadra gjermane, e Schalkes.

21 vjeçari që këtë sezon nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me Schalken, ka nisur të stërvitet te skuadra e Rodas, tek të cilët është huazuar për gjashtë muaj.

Kjo është hera e dytë që Schalke e huazon futbollistin e Kosovës që ka klauzolë prej 49 milionë euro, kur para dy sezoneve e kishte dërguar në Austri te Strum Graz, për të cilët ka shënuar nëntë gola.

Përndryshe Avdijaj, ka zgjedhur të përfaqësoi Kosovën në nivel ndërkombëtar, ku ka regjistruar edhe dy paraqitje në kualifikueset për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’./Lajmi.net/

YouTube player