Zmadhoni të pasmet me vetëm një lëvizje

Kjo ‘mani e prapanicës’ e ka gjetur rrugës e saj drejt instagramit, kur për çdo ditë vajzave të reja u plasohen vajza me forma ‘ideale’ trupre.

Fun

22/10/2018 08:25

Por një blogere nga Findlanda ka bërë një postim si formë ‘demaskimi’ për këto tendenca të fundit nëpër rrjete sociale.

Sara Puhto ka publikuar dy fotografi të trupit të saj, njërën në pozicion me shpinë të drejtuar e tjetrën duke i vënë të pasmet në pah me një pozë më specifike.

Ajo u ka shkruar plotë 30 mijë ndjekësve të saj të mos krijojnë ide iluzive për trupin e tyre duke dashur të arrijnë format e trupave që shohin në internet.

“Mendova të shpërndaj me ju formën e trupit gjersa qëndroj në këmbë në krahasim me pozitën ku unë i vë të pasmet më në pah. Sepse në një botë ku prapanica e Kim Kardashian lartësohet, bëjmë mirë të mos e harrojmë se shumë shpesh këto imazhe nuk paraqesin përditshmërinë reale.

Të pasmet e tyre nuk mund të duken GJITHMONË aq të fryra nga secili këndvështrim.

E vërteta e njejtë vlen edhe për fotografitë në Instagram. I konsiderojmë si pikë synime e njëkohësisht e ndjejmë vetën aq të paaftë për të arritur atë formë të muskulit apo t’i heqim gramët e tepruar.

Por mbajeni në mend se ato fotografi janë të arritshme nëse keni durimin e përkushtimin e duhur. Mos mendoni se nuk mundeni sepse ju jeni duke e krahasuar veten me një fotografi ku trupi është në pozë të përhershme me trupin tuaj që është në lëvizje të përhershme. Motivojuni nga to por mos u përfshini tërësisht me idenë për tu bërë ‘perfekt’. Jeni të bukur të gjithë dhe mund të bëni gjithçka. Shpresoj që po kaloni një ditë të mrekullueshme”, shkruan në postimin e saj.