Zidane ua mbyll gojën gazetave të Barcelonës për penalltinë kundër Juventusit – Lajmi.net
Zidane ua mbyll gojën gazetave të Barcelonës për penalltinë kundër Juventusit
Autori: Lajmi.net Liga e KampionëveSport 14:01, 14 April 2018
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka reaguar në konferencën e sotme për media.

Zinedine Zidane ka kritikuar mediat nga Barcelona për raportimin e tyre pas kualifikimit të Real Madridit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Gazeta sportive katalane “Sport” kishte publikuar titullin: “Plackitja e shekullit”, pas penalltisë vendimtare të akorduar për Real Madridin në humbjen 3:1 në ndeshjen e kthimit nga Juventus, që u mjaftoi për kualifikim në gjysmëfinale.

Andaj, Zidane ka reaguar në konferencën e sotme për media.

“Secili ka të drejtë të ketë një mendim. Por, kur disa flasim për plaçkitje, duket sikur ajo që jemi duke bërë në kohën e fundit po i pengon shumëkujt”, theksoi ai, përcjell “lajmi.net”.

“Nuk ka ndodhur vetëm këtu por edhe në Francë, në media të huaja”, u shpreh ai. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO