Zidane: U kry, ky është fituesi i “Topit të Artë” (FOTO)

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane nuk ka dyshime se kush duhet të jetë fitues i “Topit të Artë”.

Sport

28/10/2016 14:51

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se është e qartë se Cristiano Ronaldo duhet ta fitojë “Topin e Artë” pas rezultateve me ekipin dhe Kombëtarën gjatë këtij viti.

Ronaldo i ndihmoi Real Madridit të fitojë Ligën e Kampionëve në maj para se të triumfojë në Euro 2016 me Portugalinë.

Andaj, Zidane beson se Ronaldo është zgjedhja e parë.

“Nëse shikoni rrjedhën e vitit, dhe shikoni se çfarë ka arritur Cristiano, është e jashtëzakonshme”, deklaroi ai në konferencë për media, përcjell “Lajmi.net”.

“Më kanë pyetur disa ditë më parë dhe kam thënë se ai e meriton ta fitojë Topin e Artë, pa dyshim”, theksoi Zidane.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.