Zidane në PSG, Neymar në Real Madrid

Zinedine Zidane dhe Neymar mund t'i shkëmbejnë skuadrat pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

20/03/2018 09:07

Zinedine Zidane mund të kalojë në Paris Saint-Germain kurse Neymar në Real Madrid.

“Gol Digital” shkruan se trajneri mund të largohet nga Santiago Bernabeu duke marrë drejtimin e ekipit francez.

E në marrëveshje në drejtim të kundërt mund të shkojë sulmuesi brazilian, përcjell “lajmi.net”.

Zidane është një kandidat i ri për postin e trajnerit te PSG.

Kurse, Neymar është objektivi i madh i Real Madridit për transferim gjatë afatit kalimtar të verës. /Lajmi.net/