Zidane-Materazzi, statujë në Katar

Derisa vazhdojnë dyshimet rreth zhvillimit të Kampionatit botëror 2022 në Katar, shteti arab ka reaguar duke vendosur një statujë të madhe të njërit prej incidenteve që kanë lënë gjurmë në histori të futbollit. Goditja e famshme e Zinedine Zidane ndaj Marco Materazzit nga finalja e vitit 2006 mes Francës dhe Italisë është bërë e ‘pavdekshme’…

Sport

04/10/2013 22:30

Derisa vazhdojnë dyshimet rreth zhvillimit të Kampionatit botëror 2022 në Katar, shteti arab ka reaguar duke vendosur një statujë të madhe të njërit prej incidenteve që kanë lënë gjurmë në histori të futbollit.

Goditja e famshme e Zinedine Zidane ndaj Marco Materazzit nga finalja e vitit 2006 mes Francës dhe Italisë është bërë e ‘pavdekshme’ nga artisti algjerian Adel Abdessemed, i cili fillimisht e kishte prezantuar atë në muzeun Pompidou në Paris.

Por, statuja ka mbërritur në Katar, shtet nikoqir i Kampionatit botëror 2022 që ka nxitur një debat të gjerë nëse gara duhet të zhvendoset gjatë dimrit për t’ju shmangur paraqitjeve në temperaturat e larta të stinës së verës.

“Ne presim që statuja të zgjojë interesim të madh tek njerëzit për tu fotografuar para saj. Është një punim mbresëlënës”, deklaroi Jean Paul Engelen nga Qatar Museum Authority of Public Art.