Zidane do të jetë trajner i frikshëm

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti parasheh që Zinedine Zidane do të jetë një trajner i ‘frikshëm’, dhe zbulon se legjenda franceze tashmë e ka fituar respektin e të gjithë lojtarëve në Santiago Bernabeu. Aktualisht, ish futbollisti i Juventusit dhe Real Madridit është asistent i Ancelottit dhe trajneri italian është i vetëdijshëm me rëndësinë që…

Sport

14/04/2014 18:45

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti parasheh që Zinedine Zidane do të jetë një trajner i ‘frikshëm’, dhe zbulon se legjenda franceze tashmë e ka fituar respektin e të gjithë lojtarëve në Santiago Bernabeu.

Aktualisht, ish futbollisti i Juventusit dhe Real Madridit është asistent i Ancelottit dhe trajneri italian është i vetëdijshëm me rëndësinë që ka Zizou në dhomat e zhveshjes së Realit.

“Unë mendoj se, duke folur shumë me ata që nuk luajnë shumë, nuk ka sens. Trajneri të cilin e kisha unë, gjithmonë më thoshte: Carlo, je shumë i rëndësishëm. Por, asnjëherë nuk më fuste në lojë”, deklaroi fillimisht Ancelotti.

“Nëse flas shumë me lojtarët, ata do ta humbin respektin për mua. Zizou e bën këtë shkëlqyeshëm. Kur flet ai, ata dëgjojnë. Ata e respektojnë atë”, vazhdoi ish trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat e PSG-së.

“Ai ka karizëm. E bën punën e tij mjaft mirë. Do të ishte një trajner i frikshëm”, përfundoi Ancelotti.