Zidane deklarohet pas barazimit me Barcelonën

Zinedine Zidane ka komentuar barazimin 2:2 mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Sport

06/05/2018 23:41

Trajneri francez ka thënë se barazimi nuk ishte i merituar, me skuadrën e tij që ka merituar më shumë nga kjo ndeshje.

“Kemi bërë një ndeshje të mirë dhe në fund barazimi nuk e di a është i merituar, sepse një skuadër bëri më shumë se një tjetër, por në fund rezultati mbeti kështu”, ka deklaruar Zidane.

“Ata që erdhën për të parë këtë ndeshje, panë një ndeshje të bukur.”/Lajmi.net/