Zidane: Besoj se mund ta fitojmë këtë trofe

Zinedine Zidane nuk ka hequr dorë nga La Liga.

Sport

17/02/2016 23:41

Real Madridi ndodhet shtatë pikë prapa Barcelonës në renditjen e La Ligas, mirëpo kjo gjë nuk po e pengon Zinedine Zidanin që të besoj se mund ta fitojnë këtë kompeticion.

“Akoma besoj se mund ta fitojmë La Ligan, nuk është e pamundur. Do të pushojmë dhe pastaj të përgatitemi për ndeshjen me Malagan”, tha francezi pas ndeshjes, përcjell Lajmi.net nga AS.

‘Los Blancos’ pothuajse e kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas fitores 0:2 ndaj Romës në Olimpico, mirëpo mbetet të shihet nëse do ta shkrijnë distancën në pikë të krijuar nga Barça.