Zhgënjen edhe Milani, nuk e shfrytëzon gabimin e Interit dhe Romës

Milani i Gattusos nuk ka arritur të shfrytëzojë gabimin e Interit dhe Romës në Serie A.

Sport

08/04/2018 22:42

‘Rossonerët’ nuk kanë arritur më shumë se një barazim 1:1 përballë Sassuolos në ‘San Siro’.

Mysafirët ishin të parët që kaluan në epërsi kur Politano shënoi në minutën e 75’.

Milanin në lojë e riktheu sulmuesi kroat, Kalinic, kur barazoi në minutën e 86’.

Deri në fund të ndeshjes, Milani bëri të pamundurën për të arritur golin e fitores, por nuk ia doli.

Me këtë barazim Milani numëron 52 pikë, duke u renditur në vendin e gjashtë./Lajmi.net/