Zgjedhjet në FIFA, dikush votoi ‘kundër’ Kosovës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Tomislav Karadzic, ka votuar kundër Sepp Blatterit të premten. Kjo për faktin se zvicerani konsiderohet i afërt me krerët e FFK-së.

Sport

30/05/2015 13:22

Presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Tomislav Karaxhiq votoi kundër Sepp Blatterit, për sfiduesin e tij Prince Ali, në zgjedhjet e FIFA-së të premten.

Kreu i futbollit serb iu bind urdhrit të presidentit të UEFA’s, Michel Platini, i cili po kërkon largimin e Blatterit nga kreu i futbollit botëror.

Por, kjo është për faktin se zvicerani konsiderohet i afërt me krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Blatter fitoi sërish, duke siguruar mandatin e pestë në krye të FIFA-së.