Zbulohet The Boss- Muri më i madh në univers

Në një largësi të mahnitshme prej 1 miliardë vitesh larg ështe zbuluar “The Boss”.

Fun

12/03/2016 14:23

Ju mund të pyetni cka është “Bossi”. Është një mur, thënë më thjeshtë. Një mur që i bën muret tjera që të duken si asgjë. Është i përbërë nga një supergrumbull galaksish komplekse, më shumë se 800, dhe peshon më shumë se 10,000 herë se “Rruga e Qumështit”.

Shkencëtarët që punojnë në Baryon Oscillation Spectroscopic Survey – ku dhe emri Boss është marrë nga këto iniciale – thonë se kjo është struktura më e madhe në univers. Ose, struktura më e madhe e gjetur gjer tani.

Në një studim të publikuar ne revistën e Astronomisë dhe Astrofizikës, shkencëtarët e paraqesin The BOSS Great Wall (BGW) si një koleksion enorm galaksish qe shtrihet në rreth 1 miliard vite dritë.

Autori kryesor në studim, Heidi Lietzen i Institutit të  Astrofizikës në ishujt Canary është shprehur për  New Scientist : “Është shumë më e madhe se çdo gjë tjetër e këtij volumi”, transmeton lajmi.net.

Por,për shkak se BGW është kaq i madh, disa shkencëtarë janë duke e vënë në pyetje nëse mund të konsiderohet si vetem një object.

Allison Coil – një astrofizicist në Universitetin e Kalifornia , San Diego – është shprehur për Neë Scientist :

“Unë nuk e kuptoj se përse i lidhin të gjitha këto karakteristika që t’i quajnë si një strukturë të vetme.“/lajmi.net