Zbulohet shkaku i masakrës në Vlorë/ Ja pse u vranë 8 njerëz

Kanë dalë të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Resulaj të Vlorës, ku mbetën të vrarë 8 persona dhe 6 të tjerë të plagosur.

Lajme

10/08/2018 20:05

Burime nga policia bëjnë me dije për Syri.net se shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë një konflikt i vjetër që autori i ngjarjes dhe viktimat kishin me njëri-tjetrin. Raportohet se autori dhe viktimat ishin kushërinj të parë mes tyre.

Ndërkohë që policia vetëm pak çaste më parë ka marrë në pyetje prindërite autorit të cilët kanë konfirmuar se 24 vjeçari Ridvan Zykaj nuk ka probleme mendore, por në gjithë zonën ai njihet si person që merr drogë dhe lëndë të tjera narkotike.

Lexoni edhe:

Masakra e Vlorës/ Ja kush janë viktimat

Ky është 24 vjeçari që vrau 8 persona në Vlorë: Është i rrezikshëm… /FOTO