Zbulohet se si Real Madrid dështoi të transferonte yllin e Barcelonës gjatë verës

Real Madrid ka qenë i interesuar të nënshkruajë me mbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umtiti, në afatin kalimtar veror.

Sport

13/10/2018 15:21

‘Los Blancos’ kanë provuar të realizojnë një transferim sensacional nga Barcelona.

‘Marca’ raporton se Real Madrid kanë provokuar nënshkrimin me mbrojtësin francez të Barcelonës, Samuel Umtiti, tentativa kjo që ka dështuar.

Midis objektiva të Real Madridit, ka qenë edhe Gimenez dhe Lucas Hernandez.

Samuel Umtiti që klauzolën e largimit nga Barcelona e kishte vetëm 60 milionë euro, pas bisedimeve të gjata, vendosi të rinovojë deri në vitin 2023, me një klauzolë të largimit prej 500 milionë euro./Lajmi.net/