Zbulohet rroga e Griezmannit te Barcelona

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann pritet të nënshkruajë me Barcelonën.

Sport

15/11/2017 13:49

Antoine Griezmann mund të largohet nga Atletico Madrid pas përfundimit të këtij sezoni.

Por, “Le 10 Sport” raporton se ai është pranë kalimit te rivali nga La Liga, Barcelona.

Madje, portali francez ka zbuluar shifrat e asaj që pritet të jetë rroga e yllit francez te klubi nga Camp Nou, përcjell “lajmi.net”.

Griezmann do të ketë pagë prej 20 milionë euro në sezon në kontratë pesëvjeçare. /Lajmi.net/