Zbulohet oferta e fundit e Barcelonës për Coutinhon

"Mundo Deportivo" ka zbuluar ofertën e fundit të Barcelonës për blerjen e Philippe Coutinhos.

Sport

04/10/2017 09:00

Barcelona bëri një ofertë të fundit për transferimin e yllit të Liverpoolit, Philippe Coutinho.

Dhe, ajo nuk është shifra e përfolur në media në mbyllje të afatit kalimtar të verës.

“Mundo Deportivo” raporton se oferta e fundit e pandryshueshme e Barcelonës për blerjen e Coutinhos ishte 80 milionë euro dhe 30 milionë të tjera të paguara në bonuse, përcjell “lajmi.net”.

Liverpool refuzon ta shesë brazilianin i cili ende nuk e ka të sigurt qëndrimin te “Reds”. /Lajmi.net/