Zbulohet formacioni i Turqisë ndaj Kosovës

Trajneri i Turqisë, Fatih Terim, duket se i ka idetë e qarta se me cilët lojtarë të startojë ndeshjen ndaj Kosovës.

Sport

11/11/2016 17:38

Turqia nesër në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në kuadër të grupit I, do të presë Përfaqësuesen e Kosovës, në ndeshjen që luhet nga ora 18:00.

Media turke ‘Sabah’ sot ka publikuar një artikull me formacionin që Termin pritet ta hedh ndaj Kosovës, përcjell lajmi.net.

Volkan Babacan, Gökhan Gönül, Mehmet Topal, Çağlar Söyüncü, Hasan Ali Kaldırım, Selçuk İnan, Tolga Ciğerci, Volkan Şen, Arda Turan, Cenk Tosun dhe Burak Yılmaz, priten të startojnë nesër për Turqinë ndaj Kosovës.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.