Zbulohet edhe një planet që mund të ketë jetë

Shkencëtarët zbuluan një planet të ri, i cili hyn në mesin e trupave të vegjël kozmik në të cilin mund të zhvillohen forma të jetës, shkruan revista “Nature”.

Fun

20/04/2017 21:21

Planeti “LHS 1140b” ndodhet në orbitën e yllit Kita dhe është 40 vjet dritë larg Tokës, përkatësisht 378.400 miliardë kilometra.

“Shpresojmë se ka atmosferë”, tha Havier Bonfis, astronom nga Observatoriumi shkencor i Universitetit në Grenobël.  Planeti ka diametër 1,4 herë më të madhe se sa diemateri i Tokës dhe gjashtë herë masë më të madhe, dhe astronomët kanë konkluduar se ka përbërje shkëmbore, sikurse Toka.