Zbulohet arsyeja kryesore e largimit të Ronaldos nga Reali

Sipas “Marca”-s, Ronaldo u largua nga Reali vetëm për shkak të prishjes së raporteve me presidentin Florentino Perez.

Sport

10/07/2018 18:45

Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi për të nënshkruar me Juventusin.

Mediat spanjolle po e hulumtojnë arsyen e vërtetë të largimit të CR7 nga klubi që i dha gjithçka, përcjellë “Lajmi.net”.

Sipas “Marca”-s, Ronaldo u largua nga Reali vetëm për shkak të prishjes së raporteve me presidentin Florentino Perez.

Image result for ronaldo perez

Ky i fundit që një vit i ka premtuar rritje page, por në fund nuk e bëri një gjë të tillë.

Portugezi e ka ndjerë veten si të nënçmuar nga Perez, motoja e të cilit është “Klubi mbi çdo individ”.

Kësisoj, Ronaldo zgjodhi të largohet dhe Perez ia hapi derën. /Lajmi.net/