Zbulohen gjurmë jete nën shtresat e akullit në Antarktidë

Disa biologë amerikan kanë zbuluar së fundmi gjurmë jete nën një liqen të mbuluar nga shtresa akullnajore në Antraktidë, së paku prej disa qindra vitesh.

Fun

22/01/2019 20:27

Liqeni “Mercer Subglacial” ose liqeni misterioz ku u gjetën mikrogjallesat, është një liqen me më shumë se 1000 metra thellësi. Ai ka qëndruar prej vitesh i bllokuar nga shtresat akullnajore.

Hulumtuesit arritën të shpojnë një shtresë akulli, për të zbuluar më shumë rreth liqenit por u habitën plotësisht kur aty zbuluan shenja të qarta jete. Ata gjetën disa lloje të gjallesave ujore, si krustace dhe tardigradë, një lloj karkaleci dhe guacka. Këto eshtra gjallesash e algash të ndryshme fotosintetike i përkasin milionave vite më parë.

Pasi thyen akullin hulumtuesit dërguan një instrument, në liqenin Mercer dhe filmuan pamjet e rralla të liqenit.

Martin Siegert, bashkë-drejtor i Institutit Grantham për Ndryshimet Klimatike në Kolegjin Imperial dhe kreu i projektit që bëri zbulimet tha se ishte “një gjetje unike”.

Ai tha: “Zbulimi lë të kuptohet se jeta mund të ekzistojë edhe në format më komplekse”.