Zbulohen emrat e 4 klubeve ku mund të transferohet Ronaldo!

Cristiano Ronaldo spekulohet se do të largohet nga Real Madrid.

Sport

16/06/2017 14:03

Cristiano Ronaldo është në pushime, por nuk do të kthehet në Madrid.

Mediat spanjolle konfirmojnë lajmin e publikuar nga “A Bola” se ylli portugez dëshiron të largohet nga Spanja dhe Real Madrid pas akuzave për evazion fiskal.

Sipas të përditshmes sportive madrilene, AS, Ronaldo ka disa opsione për ta vazhduar karrierën, përcjell “lajmi.net”.

Ronaldo, i cili ka kontratë me Realin deri në vitin 2021, ka oferta nga Kina, Amerika, PSG, Manchester United dhe Manchester City. /Lajmi.net/