Zbulohen çmimet e Galaxy A6 dhe A6+ (2018)

Është zbuluar çmimi i dy smartfonëve të rinj që do lansohen nga Samsung.

Auto & Tek

01/05/2018 09:47

 

Galaxy A6 dhe A6+ (2018) janë smartfonët që do të lansohen së shpejti, ndërsa tani është publikuar edhe çmimi i tyre, transmeton lajmi.net

Galaxy A6 pritet të kushtojë rreth 300 deri 340 euro, ndërsa Galaxy A6+ rreth 360 deri 500 euro.

Më poshtë, njihuni me specifikat e këtyre smartfonëve:

Në vend të procesorit Snapdragon, modeli Galaxy A6+ (2018) thuhet se është projektuar që të ketë procesorin Snapdragon 450.

Galaxy A6 (2018) do të ketë ekran 5.6-inç Super AMOLED me rezolucion prej 1440 x 720 pikselë, procesorin Exynos 7870 me 3 GB RAM memorie dhe në disa shtete me 4 GB, si dhe me kamerën kryesore dhe atë të përparme prej 16 megapikselë – të dyja do të kenë blicin LED.

Modeli më i madh, Galaxy A6+ (2018) do të vijë me ekran më të madh 6-inç Super AMOLED me rezolucion 2,220 x 1,080 pikselë, procesor Snapdragon 450 (ose mund të jetë 625), 3 ose 4 GB RAM memorie, si dhe kamerën kryesore të dyfishtë prej 16 + 5 megapikselë dhe atë të përparme prej 24 megapikselë me blicin LED.

Galaxy A6+ (2018) do të ketë baterinë prej 3,500 mAh, ndërsa Galaxy A6 (2018) prej 3,000 mAh.

Të dy smartonët e rinj të Samsungut do të punojnë me sistemin operativ Android 8.1 Oreo dhe do të ofrojnë mbështetje për dy SIM kartela dhe do të kenë portin ndaras për kartelën microSD. /Lajmi.net/