Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Pjesëmarrje e lartë në votimin që do të përcaktojë vitet e fundit të presidencës së Trumpit
Pjesëmarrja në zgjedhjet mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shënuar rritje të madhe, bazuar në numrin e votave të hedhura para ditës së zgjedhjeve që ka tejkaluar ndjeshëm shifrat e zgjedhjeve të vitit 2022. Punonjësit e administratës zgjedhore në të gjithë vendin kanë pritur që ky trend të vazhdojë edhe gjatë ditës së…
Bota
Pjesëmarrja në zgjedhjet mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shënuar rritje të madhe, bazuar në numrin e votave të hedhura para ditës së zgjedhjeve që ka tejkaluar ndjeshëm shifrat e zgjedhjeve të vitit 2022.
Punonjësit e administratës zgjedhore në të gjithë vendin kanë pritur që ky trend të vazhdojë edhe gjatë ditës së votimit.
Zyrtarët në disa shtete, përfshirë Karolinën e Veriut, Xhorxhian dhe Miçiganin, një prej shteteve kryesore në garën zgjedhore, kanë raportuar pjesëmarrje të lartë që në orët e para të hapjes së vendvotimeve, shkruan The Guardian.
Deri pasdite, Divizioni i Zgjedhjeve në Florida raportoi se më shumë se 1 milion e 860 mijë vota ishin hedhur gjatë ditës së zgjedhjeve.
Ndërkaq, sekretari i Shtetit në Xhorxhia, Brad Raffensperger, bëri të ditur se deri në atë moment ishin hedhur 775 mijë vota, ndërsa pritet që pjesëmarrja e përgjithshme të arrijë në 1.4 milionë votues deri në mbylljen e vendvotimeve.
Zgjedhjet e mesit mandatit të vitit 2026 konsiderohen vendimtare për të ardhmen politike të presidentit amerikan Donald Trump dhe për balancën e pushtetit në Kongres gjatë pjesës së mbetur të mandatit të tij presidencial.