Yllin që e duan Man Utd dhe Liverpool, i gatshëm të kalojë në Premierligë

Manchester United dhe Liverpool e kanë shansin ta transferojnë një super lojtar.

Merkato

16/01/2019 09:40

Eder Militao po e preferon kalimin në Premierligë, pas shumë ofertave që ka pranuar.

Mbrojtësi i Portos është bërë cak i Liverpoolit dhe Manchester United në këtë afat, andaj ai është i gatshëm të kalojë te njëra prej tyre, përcjell lajmi.net.

Militao ka kontratë me skuadrën portugeze deri në vitin 2023, ndrysa klauzola e tij është 40 milionë euro.

Manchester United dhe Liverpool e dinë se për ta transferuar 20-vjeçarin duhet paguar shumën e vendosur. /Lajmi.net/