Yllin që e duan Juve, Barca dhe Man Utd, refuzon largimin nga skuadra aktuale

Juventus, Manchester United dhe Barcelona kanë marrë një lajm aspak të mirë.

Sport

09/01/2019 14:00

Matthijs de Ligt ka bërë me dije se ai nuk do të largohet nga Ajax në këtë afat kalimtar të janarit.

Mbrojtësi holandez u ka bërë me dije fansave të tij se ai nuk do të largohet nga Eredivise.

‘Një lëvizje nuk do të ndodhë në këtë afat të transferimeve”, tha fillimisht De Ligt, përcjell lajmi.net.

“Tifozët e Ajaxit nuk kanë për çfarë të brengosen.

“Ne duam ta fitojmë titullin e Eredivises dhe duhet që çdo lojtarë te jetë aty”, ka shtuar më tej mbrojtësi holandez. /Lajmi.net/