Ylli i madh i jep shpresa Chelsea në transferim

Edin Dzeko është i gatshëm që të rikthehet në Premierligë.

Merkato

15/10/2018 09:02

Chelsea kishte tentuar në këtë verë transferimin e Edin Dzekos, mirëpo që në fund ai vendosi të qëndroj te Roma.

Sulmuesi boshnjak ka thënë se ai mund të rikthehet në Angli edhe pse është shumë vonë.

“Të rikthehem në Angli? Ndoshta është shumë vonë, por ku i dihet”, ka thënë Dzeko, përcjell “lajmi.net”.

“Kisha katër vite e gjysmë të lumtura atje, pasi e kam shijuar çdo ndeshje, mirëpo tani për tani jam i lumtur te Roma, por nuk e di se çfarë do të ndodh në të ardhmen”, ka shtuar më tej boshnjaku. /Lajmi.net/