“Xherdan Shaqiri është lojtar i klasit botëror”

Xherdan Shaqiri është një lojtar i klasit botëror.

Sport

24/02/2018 20:29

Kështu mendon trajneri i Stoke City, Paul Lambert, i cili nuk ka kursyer lëvdatat për yllin e skuadrës së tij pas barazimit 1:1 në udhëtim te Leicester City.

Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 27-të, Leicester City dhe Stoke City kanë ndarë pikët duke barazuar 1:1.

Shaqiri me një gol të bukur me këmbën e djathtë i dha epërsinë Stokes, e cila nuk u mbajt deri në fund të ndeshjes.

“Siç kam thënë edhe më parë ai [Shaqiri] është vërtet lojtar i klasit botëror dhe ishte i pafat me vizionin e tij në pjesën e dytë”, ka deklaruar Lambert për ‘SkySports’.

“Ai bën që gjërat të ndodhin. Fatmirësisht ai po luan shumë mirë, që është fantastike për ne”, ka shtuar ai./Lajmi.net/