Xavi: Këto janë skuadrat favorite në Ligën e Kampionëve

Ish mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me skuadrat favorite për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Sport

30/03/2018 17:04

Në javën e ardhshme, Liga e Kampionëve rikthehet me ndeshjet çerekfinale.

Sipas Xavit, janë katër skuadra favorite për të fituar Ligën e Kampionëve, e njëra prej tyre edhe Barcelona.

“Mendoj se kemi katër skuadra favorite. Real Madrid, Barcelona, Manchester City dhe Bayern Munich”, ka deklaruar Xavi.

“Pjesa tjetër e ekipeve janë një hap më prapa, por të shohim. Në Ligën e Kampionëve ne kurrë nuk e dimë çfarë ndodhë”./Lajmi.net/