Wolfsburg 1:2 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Bayern Munich ka vazhduar me fitore pasi ka mposhtur 1-2 në udhëtim Wolfsburgun në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Bundesligas.

Sport

17/02/2018 17:40

Bayern pësoi gol herët në ndeshje, kur Didavi i kaloi vendasit ën epërsi në minutën e 8-të. Mundësia më e mirë për mysafirët erdhi në minutën e 55-të, e cila nuk u shfrytëzua nga Arjen Robben, i cili dështoi të shënojë nga pika e bardhë.

Por, Bayern përfundimisht arriti ta barazoi rezultatin në minutën e 64-të përmes Wagnerit.

Goli i fitores erdhi në minutat shtesë, kur Robert Lewandowski shënoi nga penalltia.

Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë ndeshje i gjeni në fotografinë e mëposhtme./Lajmi.net/