Windows në celularë Android

Microsoft është duke menduar një bashkëpunim me prodhuesin e njohur kinez të celularëve Xiaomi.

Auto & Tek

05/04/2015 18:42

Sipas raportimeve të fundit, një grup i punonjësve të Xiaomi do të ftohen për të testuar sistemin operativ të Windows në pajisjet e tyre.

Microsoft ka përgatitur një version të Windows 10 për celularët e kësaj kompanie, për të cilën thuhet se shumë shpejt mund t’i krijojë pajisjet e reja që veprojnë me sistemin operativ Windows, transmeton Lajmi.net.

Më poshtë mund ta shihni në një video se si duket një celularë Android me sistemin Windows: