Willian zbulon ‘gënjeshtrën’ e Barcelonës

Willian ndihet shumë i lumtur te skuadra e Chelseat.

Sport

11/09/2018 12:11

Willian ka mohuar spekulimet se kishte kërkuar transferimin te Barcelona, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi brazilian ka konfirmuar se ndihet mirë te Chelsea.

Ai po ashtu ka shpjeguar se dëshiron të mbetet për një kohë të gjatë te skuadra nga Stamford Bridge.

“Shumë njerëz kanë thënë gjëra që kanë lexuar në media por kurrë nuk kam thënë se dua të largohem nga Chelsea, kurrë”, deklaroi Willian për uebfaqen zyrtare të klubit, përcjell “lajmi.net”.

“Gjithmonë kam thënë se dua të mbetem në Chelsea për sa më gjatë që është e mundur, jam shumë i lumtur të mbetem këtu”, theksoi ai. /Lajmi.net/