Wilder – Stiverne, zbulohet ora e duelit të madh të boksit

Deontay Wilder, do të luftojë për mbrojtjen e titullit të tij ndaj Bermane Stiverne në “Barclays Center” në New York.

Sport

04/11/2017 13:50

Një nga duelet më interesante të këtij fundviti do të zhvillohet këtë fundjavë në boksin botëror. Wilder, që tashmë ka nisur luftë mediatike me kampionin e botës, Athony Joshua, këtë vikend do të përballet me Stiverne.

Kampioni aktual në WBC, Deontay Wilder, do të luftojë për mbrojtjen e titullit të tij ndaj Bermane Stiverne në “Barclays Center” në New York.

Stiverne dhe Wilder janë përballur edhe më herët, dhe e veçanta e këtij dueli është pikërisht fakti se Wilder e ka mposhtur Stivernen me gjyqtarë, që është e vetmja ndeshje në karrierë që ai nuk e ka fituar me nokaut.

Nëse Wilder arrin të mposhtë Stivernen, do të jetë mandatar për unifikim të titujve të kategorisë së rëndë me Anthony Joshuan, me të cilin tash e sa kohë ka luftë mediatike në distancë, shkruan “Gazeta Express”.

Joshua ka zhvilluar 20 ndeshje në karrierë dhe që të gjitha i ka përfunduar para kohe. Vetëm pak ditë më parë ai mbrojti titullin e kampionit të botës për pesha të rënda duke e mundur boksierin nga Kameruni, Carlos Takam.

Dueli Wilder vs Stiverne, sipas kohës tonë lokale do të zhvillohet në ora 02:00 të së dielës, apo të shtunën pas mesnatës.