WhatsApp arrin një rekord të ri

Shërbimi për mesazhe që është në pronësi të Facebook, WhatsApp, ka arritur një rekord të ri. Tani ky shërbim ka 900 milionë përdorues aktiv në muaj, ka zbuluar bashkë-themeluesi që tani është pjesë e bordit të Facebook, Jan Koum.

Auto & Tek

04/09/2015 11:14

Aplikacioni arriti në 800 milionë përdorues aktiv në muaj në prill, ku brenda vetëm 3 muajve kishte kaluar nga 700 milionë në 800.

Por, kjo arritje e re – që është 900 milionë përdorues aktiv në muaj, do të thotë festë për Facebook, transmeton Lajmi.net.

Kjo për shkak që, aplikacioni do të fillojë t’u kërkojë përdoruesve që të paguajnë $1 në vit, për vitin e parë pa pagesë, por për vitet tjera do të jetë kështu.

Kjo do të thotë se Facebook, përmes WhatsApp, do të arrijë të fitojë edhe më shumë para. (Lajmi.net)