WBC beson se revanshi Wilder – Fury do të bëhet

WBC kanë akoma besim se revanshi mes Tyson Fury dhe Deontay Wilder do të bëhet.

Sport

21/02/2019 17:21

Marrëveshja e Fury me ESPN ka komplikuar edhe më shumë vazhdueshmërinë e negociatave, dhe kështu ËBC janë të gatshëm që të intervenojnë në këto diskutime.

“Ata i kanë borxh tifozëve që ta bëjnë këtë” ka thënë Mauricio Sulaiman për ‘Press Association Sport’, transmeton lajmi.net.

“Skuadrat e boksierëve më kanë telefonuar për një duel të dytë, kështu që e di se ata do të përballen përsëri me njëri tjetrin” ka thënë tutje ai.

Boksierët ishin ndarë baras në ndeshjen e parë të zhvilluar më 1 dhjetor të vitit që kemi lënë pas, pas vendimit të jurisë.

Shumica besonin se Tyson Fury ishte fituesi i vërtetë i këtij takimi, por gjithçka mbetet të vuloset në revanshin e mundshëm. /Lajmi.net/