Vuan nga sëmundja ‘Alzheimer’, por e befason gruan në 80 vjetorin e lindjes së saj

Ky njeri vuan nga Alzheimeri por kur u ndihmua të ngritet ulësja, ai me gjithë forcën e shpirtit e befasoi dashurinë e jetës në ditëlindjen e 80’të.

Lifestyle

22/10/2017 15:56

 

Leo Balderaz nga Hjuston është diagnostifikuar me sëmundjen Alzheimer, raporton ntd, transmeton lajmi.net

Pavarësisht gjendjes së tij, në ditëlindjen e gruas, Leo i dha një dhuratë të paçmueshme asaj- vallëzimin.

Leo me shumë kujdes iu drejtua gruas duke i buzëqeshur. Pastaj i dhuroi asaj vallëzimin magjik ku e ktheu pas në kujtime.

Ata vallëzuan me këngën ‘’Eres mi primer amor’’ nga La Fiebre, një këngë e cila ishte me kuptim të veçantë për ta. /Lajmi.net/

YouTube player