Vritet me thikë një 39-vjeçar në Tiranë

Një 39-vjeçar është vrarë me thikë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, rreth orës 02:00, e shtunë pranë një lokali në Shkozë të kryeqytetit.

Lajme

20/02/2016 09:30

Sipas policisë,pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E.Sh,rreth 28 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin A. L., 39 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka gjetur vdekjen si pasoje e plagës së marrë .

Autor i dyshuar i ngjarjes shtetasi E. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur dhe është larguar me këmbë duke përfituar dhe nga errësira, ndërkohë policia po punon për kapjen dhe arrestimin e tij.

Në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.