Vozitësi hero rrezikon jetën për të shpëtuar këtë krijesë që kishte mbetur në rrugë (Video)

Kjo video që paraqet një vozitës hero i cili shpëton një mace të vogël nga vdekja, është duke qarkulluar shumë nëpër rrjetet sociale.

Fun

04/03/2017 20:49

Ai ka rrezikuar jetën e tij në këtë rast. Macja e vogël ka qenë e shokuar, derisa ka qenë në mes të rrugës në shtetin e Rusisë, transmeton lajmi.net

Për më shumë se tre minuta, makinat kanë vozitur, anash rrugës duke iu larguar maces në Kaliningrad. Disa momente më vonë, dy  kamionë kanë vozitur në drejtim të maces nëpërmes vijave të bardha.

Në fundë, një Pezho ndalet pranë amces dhe vozitësi del nga makina. Derisa vozitësit tjerë vazhdonin me shpejtësinë e njejtë të ecnin në rrugë, ai e merr macen e vogël dhe e fut në makinën e tij.

Vozitësi hero më vonë u identifikua si Denis Degtyare, i cili tha më vonë se macja tashmë kishte gjetur shtëpinë e saj të re. /Lajmi.net/

YouTube player