Votojnë udhëheqësit e serbëve të veriut Rakiq dhe Jeviq

Numri i serbëve që po dalin për të votuar ka filluar të shtohet në veri të Mitrovicës, ndërkohë, në këto momente po presin për të votuar kryetari i Mitrovicës, Goran Rakiq, së bashku kryetari i qarkut të Mitrovicës, Vaso Jeviq.

Lajme

02/04/2017 08:30

Nga gjithsej 90 vendvotime që do të jenë në Kosovë, 30 prej tyre janë në komunat veriore të vendit, përkatësisht në veri të Mitrovicës 11, Zveçan 7, Zubin Potok 7 dhe në Leposaviq 5 vendvotime.

Mësohet se edhe në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok janë hapur qendrat e votimit me kohë.

Numri i atyre që kanë të drejtë vote në veri të Mitrovicës është rreth 15.137 persona.