Votimi i demarkacionit lajm në mediat ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës sot në një seancë të jashtëzakonshme do të vendos nëse e ratifikon ose jo marrëveshjen e ratifikimit të Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Lajme

22/02/2018 10:30

Votimi i demarkacioni është bërë lajm në mediat ndërkombëtare që kanë shkruar se sot Kuvendi i Kosovës vendos përfundimisht për marrëveshjen me Malin e Zi.

“Fox News” shkruan se “Partitë e opozitës kanë kundërshtuar me vendosmëri marrëveshjen e nënshkruar më 2015, duke thënë se Kosova humb territor. Por qeveria e mëparshme dhe ekspertët ndërkombëtarë mohojnë se kjo do të ndodhë.”

Më pas përmendet edhe ujdia mes presidentëve, të Kosovës Hashim Thaçi, të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, për rishikimin e marrëveshjes për kufirin, transmeton lajmi.net.

“Kryeministri Ramush Haradinaj tha të martën se ai kërkoi një sesion parlamentar të enjten për të votuar mbi një version e rishikuar të marrëveshjes pasi presidenti i Malit të Zi ra dakord javën e shkuar se vendi i tij do të jetë i gatshëm të bëjë kompromis”, thuhet mes tjerash në artikull.

“Fox News” kujton se Mali i Zi, i cili tashmë e ka miratuar marrëveshjen, njeh pavarësinë e Kosovës të shpallur në vitit 2008 nga Serbia, të cilën Beogradi ende e refuzon.

“Bashkimi Evropian thotë se Kosova duhet të ratifikojë një marrëveshje kufizimi të kufirit me Malin e Zi si një parakusht për qytetarët e Kosovës që lirisht të udhëtojnë brenda zonës së udhëtimit pa viza të njohur si Shengen”, përfundon artikulli. /Lajmi.net/