Volkswagen Touareg

Volkswagen Touareg është një automjet luksoz me një çmim premium i cili ofrohet së bashku me modelet më kryesore të markës, Touareg është me të vërtetë një rival i modeleve luksoze.

Auto & Tek

10/09/2015 12:37


Touareg nuk është vetëm modeli më i shtrenjtë dhe luksoz i Volkswagen i cili shitet në SHBA, arsyeja është që ofron dy modele sportive për t’ju bërë konkurrencë Audi Q7 dhe Porsche Cayenne.

Pas një rifreskimi në vitin 2015, Touareg tani sjell modelin e saj hibrid dhe shton sistemin e frenimit që automatikisht vlen për të ndihmuar në parandalimin e dëmeve.

Modeli bazë përmban një motor V6 benzinë i cili ka një çmim për 2mijë dollar më të lirë,ndërsa karakteristikat e veçanta të kësaj makine janë sistemi i sigurisë së jashtme, VW AreaView kamera si dhe paralajmërimi për përplasje.

Modelet e reja kanë një transmetim me tetë shpejtësi automatik dhe në kohë të plotë 4×4, motori VR6 prodhon 280 kuaj fuqi dhe është mjaft i shpejtë.

Çmimi për një Volkswagen Touareg 4-Dyer TDI Sport, V6 – 3.0, fillon nga 47,782 dollar.