Volkswagen lejon përdoruesit e Apple të hapin makinën e tyre me Siri

Volkswagen po thellon marrëdhëniet e saj me Apple nëpërmjet aplikacionit "VW Car-Net".

Auto & Tek

12/11/2018 19:42

Përdoruesit e iOS tani mund të përdorin Sirin për të hapur dhe mbyllur makinën e tyre, pasqyrimin e kilometrazheve dhe karburantin e mbetur në automjetin e tyre, transmeton lajmi.net.

Pronarët e makinave Volkswagen gjithashtu mund të caktojnë një temperaturë specifike dhe ta përcaktojnë vendndodhjen e makinës së tyre.

Cart-Net nuk është i disponueshëm për të gjithë pronarët e VW, megjithat: aplikacioni ngarkon një tarifë specifike abonimi në muaj. Kjo lejon pronarët e automjeteve të identifikojnë vendndodhjen e makinës së tyre.

Apple debutoi me “Siri Shortcuts” në iOS 12-shin, e cila është e nevojshme për këtë funksionalitet të ri Volkswagen./Lajmi.net/