Vjedhje shumë interesante, por më interesante është arsyeja

Ky ndoshta është rasti i vjedhjes më i çuditshëm dhe më interesant që keni parë ndonjëherë.

Fun

02/06/2016 05:40

Derisa disa njerëz ishin duke pritur në rradhë për të kryer një shërbim por një vajzë nuk e ka respektuar rradhën, e kjo e fundit nuk ka shpëtuar lehtë.

Burri i cili qëndron prapa saj, sigurisht i frustruar nga veprimi i vajzës ka zgjedhur që t’i vjedhë asaj disa para nga kuleta, transmeton lajmi.net

Videoja është postuar para disa ditësh në “Youtube” dhe ka mbledhur më shumë se një milion e gjysmë klikime dhe çuditërisht shumë pëlqime e komente.

Interesante për tu cekur është se thuajse të gjithë njerëzit e kanë përkrahur veprimin e burrit dhe kanë thënë se vajza e ka paguar çmimin e veprimit të saj.

“Unë nuk shoh krim këtu, ajo ka paguar çmimin e vendit të tij në rradhë”, ishte njëri nga komentet

“Koha=paraja, ajo u’a vodhi kohën atyre, ndërsa ai i vodhi paratë”, është shprehur një tjetër.

Shikoni videon e pastaj mund të gjykoni se çfarë në realitet mund të thuhet për këtë situatë./lajmi.net

YouTube player