Vidic afër rikthimit te United

Mbrojtësi i Interit, Nemanja Vidic besohet se do të rikthehet përsëri te skuadra e Manchester United, pasi aventura e tij te Nerazzurët ishte katastrofale.

Sport

10/12/2014 18:27

E përditshmja angleze, The Daily Star raporton se Nemanja Vidic është shumë afër rikthimit të tij te skuadra angleze, Manchester United.

Qendër-mbrojtësi ka fituar shumë tituj me skuadrën nga Old Trafford, dhe njihet si njëri ndër mbrojtësit më të mirë në historinë e kësaj skuadre.

Ai ka përjetuar një aventurë katastrofale te Interi, dhe një rikthim i tij te United, mund ta ringjallte si lojtar.