Videoja e parë e iPhone 6

Të martën e javës së ardhshme, Apple do të organizojë një ngjarje ku do të prezantojë iPhone 6. Por, përkundër gjithë videove dhe fotografive që pretendonin celularin iPhone 6, është shfaqur një video që shfaqë iPhone-in e vërtetë.

Auto & Tek

07/09/2014 21:08

Janë shfaqur në internet disa foto dhe video ku pretendohej të ishte iPhone 6, por në fakt ishin vetëm koncepte të këtij telefoni.

Tani, falë një videoje dhe disa fotografive të postuara në Weibo, mund të shohim iPhone 6-in e vërtetë. Thuhet se kjo është pajisja e vërtetë sepse bazohet në versionin e ri iOS, me numër 12A365, meqë ky version nuk është i disponueshëm aktualisht tek zhvilluesit, transmeton Lajmi.net.

Përveç kësaj, ka një ikonë të re ‘Passbook’ ku ndodhet një shirit i kuq në fillim, dhe shumica e njerëzve besojnë se është shërbimi i ri i pagesave që Apple po paraqet. Kanë ngelur shumë pak ditë nga prezantimi zyrtar i këtij celulari nga Apple.

Ju do të jeni të njoftuar në çdo kohë në Lajmi.net për ngjarjen që do të zhvillohet më 9 shtator.